Fatmir Limaj mund të akuzohet për krime lufte
E përditshmja e Prishtinës, Koha Ditore, shkruan se Fatmir Limaj, ish ministër i Transporteve, do të akuzohet zyrtarisht nga EULEX për krime lufte të kryera në Kosovë në vitin 1999.
Gazeta, që citon burime anonime brenda prokurorisë, thotë se Limaj është intervistuar së bashku me dëshmitarë dhe të dyshuar dhe i është përgatitur akuza.
Megjithatë ai nuk pritet të dalë në gjyq sot pasi nuk ka një urdhër. Limaj ka imunitet, por kjo nuk e pengon policinë që të hetojë për akuzat.