E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fatmir Taullau Aldo Bare me vrau vellain

Deshmia perplasje te forta dhe kercenime per jeten nga Aldo Bare ndaj deshmitarit

Per here te pare nje deshmitar qe ka guximin ti perplase ne fytyre Aldo Bares autoresine e vrasjes se vellait te tij. Nuk ngurron as tu pergjigjet kercenimeve te tij madje edhe duke replikuar dhe e fyer njekohesisht. Kjo panorame te ofrohej dje teksa zhvillohej procesi gjyqesor ne ngarkim te kapobandes se Lushnjes Aldo Bare. Madje keto perplasje dhe dalja nga kontrolli e te pandehurit detyruan kryesuesen e seances ta nxirrte jashte nga salla e gjyqit te pandehurin. Debatet kane filluar ne momentin qe ka nisur te deshmoje Fatmir Taullau vellai i Baki Taullaut i vrare nga Banda e Lushnjes. I pandehuri Aldo Bare ka debatuar me deshmitarin Fatmir Taullau duke i bere presion dhe duke e ofenduar me fjale shume te renda. Situata arriti deri ne ate pike sa i pandehuri e ka kercenuar per jeten deshmitarin duke i thene se do ta shqyente. Nderkohe qe nuk kane munguar as replikat nga vete Fatmir Taullau i cili i eshte drejtuar te pandehurit me fjalet Ke shikon ti ashtu Kane mjaftuar keto fjale per ta renduar edhe me teper situaten e cila doli jashte kontrollit dhe vijoi me ofendime dhe kercenime per jeten. Ore ti me ke kujton se po flet ti Ta rregulloj une ty more vesh. E di ti se me ke ke te besh se une te shqyej - ka reaguar i pandehuri Bare. Ne kete moment ka nderhyre kryegjyqtarja e seances Fatmira Hajdari duke e nxjerre jashte salles se gjyqit te pandehurin Bare deri ne perfundim te deshmise se Fatmir Taullaut duke e akuzuar per shkelje te etikes. Me perfundimin e deshmise i pandehuri eshte rikthyer serish ne salle duke iu bere e ditur se nese do te vijoje te flase me kete zhargon do te perjashtohet nga cdo seance gjyqesore duke humbur ne kete menyre edhe te drejten per te bere deklarime. Banda e Lushnjes kercenonte vellezerit e mi duke bere presione dhe shkaku kryesor ishte Saimiri - eshte shprehur para trupes gjyqesore Fatmir Taullau. Para togave te zeza eshte thirrur per te deshmuar edhe vellai tjeter i Baki Taullaut Saimiri strumbullari i perplasjeve mes bandes dhe familjes. Para togave te zeza deshmitari eshte shprehur se ai ne pjesen me te madhe te kohes ka qene jashte shtetit dhe nuk ka qene shume ne brendi te situates. Deshmitari eshte shprehur se u qendron besnik thenieve dhene para prokurorise pasi nuk arrinte qe te kujtonte cdo episod. Ne 1997 pasi dola nga burgu ika ne drejtim te Italise. Per problemet me ka treguar Bakiu i cili me tha qe te largohesha nga vendi pasi do te me vrisnin. Me ka marre nje here Ilir Stergu i cili kerkonte vellain tim Bakiun. Nuk e di arsyen. E di qe e merrte ne telefon Enver Dondollaku dhe i kerkonte ose 500 mije euro ose letrat e tokes - eshte shprehur deshmitari Saimir Taullau.

Deshmia e Fatmir Taullaut

Ne jemi 5 vellezer dhe jemi marre me biznes karburanti. Bakiu ka pasur probleme me keta te bandes dhe ka qene i kercenuar nga shoket e Aldo Bres te cilet ishin Dondollaku Stergu. Borici. Vellait tim Albertit i vune tritol ne banese per presion mendoj por arsyeja eshte Saimiri. Keta te bandes e konsideronin problematik. Saimiri ka qene i denuar per vrasje prandaj keta e kerkonin. Shkaku pse keta te bandes i vune gjobe Albertit ishte Sajmiri i cili ikte dhe vinte nga Greqi sa here qe hapeshin probleme. Vellezerit e mi kane paguar disa gjoba qe jane vene nga Banda e Lushnjes. Ne shtepine e vellezerve te mi vinin Dondollaku Stergu Borici Alico. Eduard Demiri vinte dhe i jepte telefonin Bakiut qe te fliste me Dondollakun. Ky i fundit i thoshte Bakiut qe ti jepte leke pasi ishte urdher nga shefi. Shefi ishte Aldo Bare. Nje here mbaj mend qe Stergu mori Saimirin dhe kerkonte qe te takonte edhe Bakiun pasi donin ti vrisnin. Bakiut i kane kerkuar letrat e tokes ose 500 mije euro gjobe dhe per kete shkak e vrane. Ate nate mbeti i vrare edhe autori i ketij krimi Leonard Prifti - perfundoi deshmine Fatmir Taullau.

Deshmia e Saimir Taullaut

Dje nuk ka pranuar te jape shpjegime para trupit gjykues me argumentin se nuk mbante mend dhe se nuk kishte qene ne Shqiperi ne kohen qe ndodhen keto perplasje mes Bandes se Lushnjes dhe vellait te tij Bakiut. Por as gjate deshmise se dhene per anetaret e bandes dhe as dje perballe Aldo Bares Saimir Taullau nuk pati guximin ti perplaste ne fytyre te pandehurit autoresine e vrasjes se te vellait. Nuk pati as guximin e vellait te tij Fatmirit i cili deshmoi vetem disa minuta para tij. Disa muaj me pare Taullau deshmoi ne sallen e gjyqit ku nuk ndodhej asnje nga te pandehurit Eumlshte gjynah te them qe nuk i njoh keta persona. I njoh edhe per fytyra per shkak te presioneve qe shpesh i benin me telefon vellait tim Bakiut. I kerkonin para. Por presionet per ti marre para nuk ia bene vetem nje here por shume here. Presionet i beheshin per mua. Nuk di se cfare kishin me mua pasi une nuk jam perplasur asnjehere me ta. Ne kohen kur filluan presionet per gjobat une isha ne Itali. Sapo kisha dale nga burgu kur u hapen burgjet gjate trazirave ku gjendesha prej vitit 1993. Ika ne Greqi dhe me pas ne Itali. Une dhe vellezerit e mi punonim bashke ne bizneset tona. Enver Dondollaku Ilir Stergu e Leonard Prifti e merrnin shpesh ne telefon vellane dhe i benin presion se do me vrisnin mua. Qe te mos e benin kete ata i kerkonin nje shume eurosh. Nga sa me kane treguar mua nje here u ka cuar vellai tjeter Berti 10 mije euro me pas ka pasur gjoba te tjera te vena disa edhe te paguara. Por Bakiu kishte nje veti qe nuk fliste shume. Te vetmit qe mund ti kete treguar disa gjera ishte Berti vellai tjeter i cili rrinte edhe te karburanti i tij. Mbaj mend qe gjoba e fundit ka qene 500 mije euro e cila nuk u pagua dhe solli vrasjen e vellait. Nga sa di une sepse gjate kercenimeve te fundit kam qene ne Shqiperi Bakiut i kishin kerkuar 500 mije euro ata te bandes nderkohe qe ne te kundert i kerkonin letrat e nje toke qe kishte ne Tirane. Behet fjale per periudhen janar-shkurt 2005. Erdhi Ilir Stergu me nje tjeter per tia kerkuar keto para. Madje me thirren edhe mua per nje kafe. Nje dite tjeter kur isha te karburanti me telefonuan dhe me thane se te Varrezat e Deshmoreve me priste Enver Dondollaku. Shkova por aty nuk gjeta Dondollakun por Leonard Priftin me pistolete ne dore. Me kerkoi Bakiun i thashe se Bakiu ishte ne shtepi dhe telefonin e kisha lene ne lokal dhe nuk mund ta lajmeroja dot. Por po kthehesha ta lajmeroja dhe per gjysme ore do vija serish aty. Mora vellane ne telefon dhe i thashe te mos dilte ne takim dhe i tregova se cfare kishte ndodhur.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›