E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtate kryeveprat e shpallura dje ne ministri si trashegimi shpirterore

1. Isopolifonia popullore shqiptare e shpallur dhe nga UNESCO - Folklor vokal instrumental dhe koreografik. Tipologji te trashegimise shpirterore kombetare shqiptare shpallur Kryeveper te trashegimise gojore dhe shpirterore te njerezimit UNESCO 25 nentor 2005. IP eshte dukuria baze muzikore ne Shqiperine e Jugut e cila ndertohet mbi parimin e kendimit te nje apo disa zerave te ndryshem solistike mbi nje shtrat isoje te kenduar nga grup kengetaresh. Tipat kryesore jane isopolifonia labe isopolifonia toske dhe isopolifonia came. Isopolifonia eshte 2-3 dhe 4-zereshe vokale instrumentale dhe koreografike.

2. Eposi i kreshnikeve - Folklor vokal instrumental dhe koreografik. Tipologji te trashegimise shpirterore kombetare shqiptare. Cikel kengesh legjendare i shoqeruar me lahute me ne qender dy vellezerit Muji dhe Halili. Eposi konstatohet te kendohet ne Malesine e Madhe Rranzat Postribe Shllak e Dukagjin Nikaj-Mertur Krasniqe e Gash Bytyc Berishe Has si dhe ne Kosove ne Rrafshin e Dukagjinit me qendrat Peje Gjakove Prizren Rahovec Decan Istog e Suhareke. Sipas A. Ucit Eposi i kreshnikeve perfaqeson nje kompleks poetik dhe etnokulturor. Koha e formimit te tij lokalizohet te jete perpara dyndjes sllave ne Ballkan pra parasllav dhe paraturk. Sipas Sinanit Eposi ka vulen e perballimit te dyndjes sllave. Pergjithesisht skema e ndertimit te vargjeve te ciklit eshte e mbeshtetur ne vargjet 6 8 10 14 dhe 16-rrokeshe mbeshtetur mbi shkallet muzikore modale diatonike me ton gjysme ton. Eposi nuk ekziston pa muzike. Per shume studiues te eposit te kreshnikeve vlera e tij krahasohet me eposin homerik sagat e Skandinavise Kalevalen Nilinat ruse etj. Eposi eshte kenduar vetem ne odat e miqve kuvendet e burrave si dhe ne festa te ndryshme pa stimuj materiale per rapsodet. Nder kenget e vecanta te ciklit permendim Martesa e Mujit Fuqia e Mujit Oret e Mujit Vaji i Ajkunes Martesa e Halilit Muji e tri zanat e malit Halili pret Pajo Harambashin Oret e Bjeshkes etj. Nga shume studiues jane vene re ngjashmerite e eposit tone me poemat homerike. Nder ta permendim Lambertz Shmaus Minna Skafte Jensen etj.

3. Dialektet gjuhesore dialekti gege dhe ai toske - Folklor gojor. Tipologji e trashegimise shpirterore kombetare shqiptare. Mbeshtetur ne ligjin 9048 dt. 7.04.2003 Per trashegimine kulturore folklori gojor eshte teksti i krijimit popullor i pashoqeruar me muzike i cili lexohet ose tregohet.

4. Muzika popullore homofonike e Shqiperise se Mesme - Folklor vokal instrumental dhe koreografik. Tipologji te trashegimise shpirterore kombetare shqiptare.

5. Ahengu qytetar shkodran - Folklor vokal instrumental dhe koreografik. Tipologji te trashegimise shpirterore kombetare shqiptare. Ahengu shkodran eshte pjese e rendesishme e repertorit te muzikes popullore te qyteteve shqiptare te Gegerise. Ahengu organizohet ne perde - shkalle muzikore specifike te cilat jane gjithsej dymbedhjete. Ne cdo perde gjejme nje repertor muzikor kryesisht kenge melodi me vegla apo dhe valle te cilat ndertohen mbi keto shkalle muzikore. Thuhet se numrat muzikore te ahengut jane rreth 300 njesi. Ahengu fillon te kristalizohet aty nga fillimi i shek. XVIII. Ahengu ne Shkoder ka pasur nje rregull te vecante kengetari duhet te kendonte kenget e ahengut njera pas tjetres. Ahengu behej naten e dasmes diten e marteses mbremjen e kurores deri ne mengjesin e dites se neserme. Ahengu shoqerohet nga formacioni i perbere nga vegla popullore si dhe ato te importuara. Veglat muzikore perberese te ahengut qytetar te Shqiperise Veriore ne shekullin e kaluar ishin klarineta sazja violina kavalli dajrja caparja. I shprehuri melodik i ahengut eshte monodik si dhe monodi me shoqerim.

6. Mjeshteria e punimit te veglave muzikore popullore - Zeje tradicionale pjese e trashegimise shpirterore kombetare shqiptare. Mjeshteria e punimit te veglave muzikore popullore perben nje zeje te vecante ne pamjen e pergjithshme te zejtarise shqiptare. Deri ne momentin kur filluan dyqanet e para te punimit te veglave gjysma e dyte e shek. XIX fillimi i shek. XX eshte se veglat muzikore popullore punoheshin vete prej cdo familjeje dhe ne vecanti prej bartesve te folklorit. Ne rruge artizanale ne Shqiperi kane qene prodhuar dhe ende prodhohen vegla si gajdja fyelli culja dyjare ciftelia sharkia lahuta dajrja daullja lauri buzuku bakllamaja llauta etj. Ne shumicen e rasteve mjeshtrit qe prodhonin veglat punonin njekohesisht edhe per prodhime te tjera te artizanatit popullor. Profilizimi i ngushte i mjeshterve te prodhimit te veglave u formua rreth fillimit te shek. XX. Edhe ne Kosove historikisht jane prodhuar ciftelite lahutat fyejt kavallet defet lodrat zumaret etj. Ne shek XIX filluan qe te hyjne ne vendin tone veglat e temperuara si violina klarineta fizarmonika etj. te cilat ndikuan ne kufizimin e tregut te veglave te punuara ne rruge artizanale. Mbas clirimit te Shqiperise ne Tirane u ngrit edhe nje repart prodhimi i cili fabrikonte vegla muzikore popullore per nevojat e shtepive te kultures neper rrethe.

7. Vallja e vajzave dropullite - Folklor instrumental dhe koreografik. Tipologji e trashegimise shpirterore te minoritetit etnik grek pjese e diversitetit kulturor ne Shqiperi.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›