E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fatos Klosi, Zhdukja e dosjeve të sigurimit

-Si u veprua me procedurat e asgjësimit -Dokumentet e çështjes Remzi Hoxha -Çbëri Bashkim Gazidede dhe SHIK-u -Ruçi dhe Koçollari nuk e shkelën ligjin -Hapja e dosjeve, kërcënim ndaj pozitës -Çkrime trajtoheshin nga ish-sigurimsat -Unë kam firmosur për zhdukje dosjesh -Si veprohej me të dyshuarit si terroristë

I vetmi kryetar Shërbimi Sekret i shkarkuar me komision hetimor të Kuvendit dhe brenda një dite nga dekreti presidencial, Fatos Klosi, tregoi për “Korrierin” disa aspekte, mbi të cilat është përqendruar puna dhe veprimtaria e institucionit më të rëndësishëm të Informimit Kombëtar dhe të Sigurisë. Klosi mbështetet në kuadrin e plotë ligjor dhe kompetencat që ka kryetari i Shërbimit Informativ në klasifikimin e dosjeve apo të dokumentacionit që duhet asgjësuar apo zhdukur. Ai kujton se dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit nuk mund të përdoreshin më pas rrëzimit të regjimit njëpartiak, sepse veprat u hoqën nga Kodi Penal, siç ishte “Agjitacion e propagandë” dhe “Tentativë arratisjeje”. Fatos Klosi u vendos në krye të SHIK-ut pas ngjarjeve të rënda të gjysmës së parë të vitit 1997, pak pasi opozita e atëhershme fitoi zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme të 29 qershorit.

-Zoti Klosi, natyrisht që do të thoni se përse duhet të flasim rishtazi për çështjen e dosjeve, mirëpo duhet pranuar se ato janë temë dite, duam apo s’duam… Mendoni se duhen hapur, apo nuk duhen diskutuar fare?

Fatos Klosi: “Epo, ç’të them për ato dreq dosjesh! Për ato nuk ka mbetur gjë pa thënë”!

-Mbaj mend që më parë më keni thënë se një pjesë jo e vogël është shkatërruar, zhdukur, dalë jashtë përdorimit apo se nuk përbënin interes për t’u quajtur ende “sekret shtetëror”. Fjalën e kam për materialet dokumentare të viteve të para që janë hedhur këto dyshime, 1991-1992.

“Po, po, është e vërtetë, por jo sepse flitej thjesht për sekret shtetëror. Shumica e dosjeve ishin për subjekte që kishin të bënin me dy figura të krimit, domethënë “Agjitacion dhe propagandë” dhe “Tentativë arratisjeje”. Këto ishin dy kryesoret. Ato të tjerat siç ishin “Kundra atdheut”, përbënin një numër shumë të pakët. Dhe, kur u krijua SHIK-u, pra kur iku nga Ministria e Brendshme, këto dy figura krimi ishin hequr nga Kodi Penal dhe nuk ndiqeshin më. Prej atëherë, në SHIK u mendua: “Ç’na duhen këto dosje që t’i marrim me vete?! Për sa kohë që këto nuk na ndihmojnë dot, sepse këto figura krimi nuk do të jenë më të tilla, atëherë hajde t’i eliminojmë”! Mirëpo, kini parasysh se këto ishin shumica”.

-A është kjo koha që përkon me akuzat që iu bënë ish-drejtuesve të Ministrisë së Brendshme apo ish-kryetarit të SHIK-ut, Irakli Koçollari?

“Jo, jo, janë përpara kohës së Irakli Koçollarit. Është, edhe ajo kohë është, por edhe pak më përpara Koçollarit. Ato akuza gjoja i ishin ngritur ish-ministrit të Brendshëm në atë kohë, Gramoz Ruçit. Ajo kohë është”.

-Ju kuptova. Mesa di, zoti Ruçi dhe zoti Koçollari u liruan nga akuzat, nuk iu vërtetuan asnjëherë.

“Ajo, ose më saktë gjithçka është bërë me vendime sipas të gjithë rregullave. Domethënë edhe argumentet ishin që, ore, dosjet mbahen në SHIK apo në institucionet e tjera, por jo për histori (sepse për histori mbahen gjëra shumë të veçanta). Pra, me bindjen që mund të na dalë një problem i ngjashëm, mund të na shërbejë bashkëpunëtori që ka punuar për atë dosje dhe mbahet. Kur ato dy figura krimi u eliminuan si figura, natyrisht edhe u shfrytëzua ky moment edhe “për t’i hequr qafe”, më kupton? Pra, ishin dosje që “digjnin”.

-Në atë kohë, që përfshin Këshillin Presidencial të Pranverës së vitit 1991 deri para zgjedhjeve të para shumëpartiake të 31 marsit, të gjitha akuzat u rrëzuan dhe të gjithë të rënduarit me to janë dhe dolën të pafajshëm. Jam i saktë në këtë përsëritje?

“Po, po, ato janë, ata janë të pafajshëm. Dosjet janë djegur sipas të gjitha procedurave. Domethënë, njeriu është i fajshëm atëherë kur vërtetohet se ka shkelur ligjin. Ata nuk e kanë shkelur ligjin”.

-Bëhet fjalë edhe për Koçollarin, pasi ai u dënua me burg, kështu?

“Shiko, për të gjithë vlen kjo, edhe për Irakliun (Koçollari). Unë vetë po të them, se mund të zhdukja dosje sa të doja. Kam firmosur edhe unë për zhdukje dosjesh, por ato kanë qenë të pavlefshme. Ato që nuk vlenin më; kjo që nuk duhet kujt dhe këtë e ka për kompetencë kryetari i Shërbimit Informativ. Për këtë nuk të ndalon dot njeri, për këtë nuk i kërkon leje kujt, më kuptoni? Pra, është ligji”.

-Po mirë, atëherë po marr ndonjë lloj strukture, siç kanë qenë bie fjala objektet e rëndësisë së veçantë, apo operativë të ish-Sigurimit të Shtetit. Si veprohej për kategoritë e ndryshme? Ata a mund të jenë më me vlerë sot?

“E, lëre atë! Ore, ajo është një histori vërtet e shkuar. Ishte një tjetër sistem, kishte të tjera rregulla, kishte të tjera ligje. Tani i gjithë problemi është që, për të hapur dosjet, të sulmohen ca njerëz”.

-E qartë.

“Pra, qëllimi është të cenohen, të dënohen ca njerëz. Tani kush ka interes, kush duhen dënuar?! Armiqtë e atyre që janë në pushtet, armiqtë e atyre që i kanë frikë, ose që duan t’i tr

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›