E Shtunë, 31 Tetor 2026

Politikë pa inate, pa krizë, pa luftë

Është akoma shpejt, por frika e ripërsëritjes së asaj që ndodhi në 2005-ën nuk e justifikon shumëfishimin e fotokopjes së aleancave politike dhe qeverisëse të modelit pas 2005-ës

Disa herë ish-ministri Arben Malaj, në një intervistë për “Korrierin” komenton ngjarjet kryesore politike të ditës. Anëtari i kryesisë së PS-së mendon se socialistët duhet të bëjnë kujdes në ndërtimin e aleancave parazgjedhore. “Aleancat, që për më tepër e shndërrojnë qeverisjen e vendit në numra vendesh dhe karrigesh të detyrueshme për t’u respektuar në emër të mbijetesës së koalicionit dhe duke cenuar rëndë cilësinë e qeverisjes, siç aktualisht po ndodh me qeverisjen e PD-së, nuk duhet të jenë pjesë e filozofisë dhe se strategjisë së fitores në ballafaqimin elektoral të 2009-ës”, - thotë ai, që gjithsesi nuk përjashton mundësinë e lidhjes së aleancave, sigurisht pa përjashtuar ato të sipërpërmendura. Lidhur me përplasjet momentale mes të majtëve, Malaj thotë se të gjithë duhet të vetëm një mision: fitoren elektorale, për të përmirësuar ndjeshëm qeverisjen e vendit. Ndërkaq, referuar mundësisë së rrëzimit të dekreteve të reja që do të propozojë presidenti, ai sqaron se kësaj here PD-ja nuk ka asnjë alibi për të kërkuar votë besnike partiake kundër Topi, pas procesit transparent dhe komunikimin që bëri ai me partitë politike.

-A mund të ripërsëritet rrëzimi i dekreteve të rinj të presidentit për anëtarët e Gjykatës së Lartë?

Arben Malaj: “Tani PD-ja nuk ka asnjë alibi për të kërkuar votë besnike partiake kundër propozimeve të presidentit. Pas procesit transparent dhe komunikimi me forcat politike që presidenti realizoi, nuk ka më asnjë mundësi për të justifikuar krizën institucionale. Kushtetuta i ka dhënë presidentit të drejtën e propozimit, e cila nuk mund të cenohet apo ndryshohet me solidaritet votash partiake rreth kryeministrit, pa shkaktuar një krizë të re”.

-Ndryshimi i rregullores duhet të bëhet para apo pas votimit të kandidaturave të reja?

“Për këtë krizë ajo nuk sjell ndonjë kontribut pozitiv. Propozimi ynë ishte në konceptin e një reforme të parandalimit të krizave institucionale nga përplasja joinstitucionale e kryetares së Kuvendit me Presidentin e Republikës. Objektivi i dytë i propozimit tonë individual (Besnik Dervishi-Arben Malaj) ishte rritja e transparencës së procesit parlamentar për përzgjedhjen, propozimin, dhënien e pëlqimit dhe miratimin e drejtuesve dhe anëtarëve të institucioneve të rëndësishme kushtetuese. Seancat e dëgjimit do të ishin një mundësi e mirë edhe për vetë këta kandidatë për të fituar kredibilitet nga një proces i hapur publik”.

-A duhet të ketë aleanca parazgjedhore? Me apo pa lista të përbashkëta të partive që do të jenë pjesë e të njëjtit koalicion?                                                       

“Asgjë nuk përjashtohet. Por aleancat, që për më tepër e shndërrojnë qeverisjen e vendit në numra vendesh dhe karrigesh të detyrueshme për t’u respektuar në emër të mbijetesës së koalicionit dhe duke cenuar rëndë cilësinë e qeverisjes, siç aktualisht po ndodh me qeverisjen e PD-së, nuk duhet të jenë pjesë e filozofisë dhe e  strategjisë së fitores në ballafaqimin elektoral të 2009-ës”.

-U caktuat si anëtar i grupit të punës për bashkimin PS-PDS. Gjinushi është shprehur se ky bashkim nuk do të realizohet pas përgjigjes negative të PS-së. Përse nuk u arrit ky lloj bashkëpunimi?

“Është një proces që vazhdon. Nuk ka pasur një draft propozimesh konkrete, që të arrijmë në konkluzionin se nga secila parti ka pasur një përgjigje apo reagim negativ. Format e bashkëpunimit janë të larmishme, principet e bashkimit duhet të respektojnë përgjegjësitë politike më shumë se tërësinë e numrave me presje dhjetore që kënaqin më mirë qëndrime kategorike pa presje dhjetore”.

-Vazhdon përplasja LSI-PS. Mendoni se po shkojmë drejt ripërsëritjes së asaj çka ndodhi në 2005-ën?

“Është akoma shpejt, por frika e ripërsëritjes së asaj që ndodhi në 2005-ën nuk e justifikon shumëfishimin e fotokopjes së aleancave politike dhe qeverisëse të modelit të pas 2005-ës”.

-Ka pasur një deklaratë të Lëvizjes Socialiste për Integrim, se nuk do t’i japë votat për një kryeministër që bashkëpunon me Sali Berishën dhe që ka tradhtuar interesat e së majtës, akuza që nga kjo parti i janë drejtuar gjatë gjithë kësaj kohe kryesocialistit Edi Rama. Si e shikoni këtë deklaratë?

“Politika konsiderohet si “shesh beteje”. Ka shumë vite që është synuar dhe është e detyrueshme mirëpërdorimi i artit të politikës si mundësi më e mirë për të larguar luftën si mentalitet dhe realitet tek çdo individ shqiptar, aq më tepër tek çdo politikan. Shpresoj shumë që vendin e inateve dhe emocioneve negative ta zërë shpejt detyrimi për më shumë vullnet dhe angazhim pozitiv”.

-Zoti Malaj, a do të pranonit një kusht të mundshëm të LSI-së, “votoni kandidatin tonë për kryeministër, në të kundër nuk i japim votat për qeverinë e re, çka mund të bënte të pamundur ngritjen e kabinetit të ri qeveritar”?

“Nuk mund të shprehem për kushte, që edhe vetë LSI-ja duket se publikisht i ka përjashtuar. Nuk besoj se qe

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›