E Hënë, 2 Nëntor 2026

Favorizonte subjekte private për evazion fiskal, AMP nis hetimet për zyrtarin e lartë të Policisë

Agjencia e Mbikqyrjes Policore ka nisur hetimet për shkelje të rëndë për zyrtarin e lartë të policisë Sabri Jacaj.

Ky i fundit aktualisht është shef në Drejtorinë e Standarteve te Policia e Përgjithshme.

Hetimi ka nisur pas të dhënave të siguruara nga kqyrja e një celulari të një efektivi, celular i sekuestruar më parë. Në komunikimet e gjetura janë zbuluar biseda mes tyre për të favorizuar subjekte private për fshehje të ardhurash dhe evazion fiskal. Krahas hetimit penal vijon dhe ai administrativ. /vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›