E Hënë, 2 Nëntor 2026

Faza e parë e marrëveshjes së paqes, Spiropali: Mirëpresim lindjen e shpresës në Gaza

TIRANË, 9 tetor /ATSH/ Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka reaguar në rrjetin e saj social X në lidhje me fazën e parë të marrëveshjes së paqes në Gaza.

Spiropali u shpreh se, ky hap shënon një zhvillim të rëndësishëm të rrallë dhe jetik.

“Mirëpresim lindjen e shpresës në Gaza. Faza e parë e marrëveshjes së paqes, e bazuar në propozimin e Presidentit të SHBA, shënon një zhvillim të rëndësishëm të rrallë dhe jetik”, shkroi ministrja.

Spiropali gjithashtu përgëzoi diplomacinë e SHBA, Katarit, Egjiptit dhe Turqisë.

“Përgëzojmë diplomacinë e palodhur të SHBA, Katarit, Egjiptit dhe Turqisë për drejtimin e këtij momenti drejt dritës”, theksoi ajo.

“Një hap më pranë lirimit të të pafajshmëve, heshtjes së armëve dhe hedhjes së rrënjëve të paqes. Çdo armëpushim fillon si një thirrje e njerëzimit”, u shpreh më tej Spiropali.

Izraeli dhe organizata militante palestineze “Hamas” kanë nisur zbatimin e hapave të parë drejt miratimit të një marrëveshjeje paqeje, njoftoi sot presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Media izraelite raportoi se Kabineti i Sigurisë do të mblidhej sot pasdite për t’u informuar mbi marrëveshjen e Gazës. Kjo thuhet se do të pasohej nga një takim i plotë qeveritar për të votuar mbi marrëveshjen.

Welcoming the dawn of hope in Gaza.
The first phase of the peace deal rooted in @POTUS’s proposal marks a rare and vital breakthrough.
We commend the tireless diplomacy of 🇺🇸🇶🇦🇪🇬🇹🇷 for steering this moment toward light.
A step closer to free the innocent, silence the guns, and…

— Elisa Spiropali (@elisaspiropali) October 9, 2025

/gj.m/j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›