Faza e parë, statistikat e gjyqtarëveGjatë fazës së parë, ku janë zhvilluar në total 66 ndeshje, kanë gjykuar gjithsej 13 gjyqtarë

Rrjetet sociale:
(ALBANIA SPORT) – Gjatë fazës së parë, ku janë zhvilluar në total 66 ndeshje, kanë gjykuar gjithsej 13 gjyqtarë, ku numrin më të madh e kanë tre arbitra: Albano Janku, Sokol Jareci dhe Lorenc Jemini, secili me nga 8 ndeshje,
Albano Janku është gjyqtari që ka dhënë më shumë kartonë të verdhë gjatë fazës së parë. Në tetë javë që ka gjykuar ndërkombëtari ai ka dhënë 44 kartonë të verdhë dhe 2 kartonë të kuq.
Gjyqtari tjetër i FIFA-s, Sokol Jareci, ka gjykuar po 8 ndeshje, por ai mban rekordin përsa i përket kartonëve të kuq: 4 të tillë, plus 33 të verdhë.
Gjyqtari Artan Taullaraj mban një rekord origjinal: 6 ndeshje, dhe të gjashta janë fituar nga ekipet vendase.
Bardhyl Pashaj mund të konsiderohet si gjyqtari i transfertave: nga 6 ndeshjet që ka gjykuar tiranasi 3 i kanë fituar ekipet udhëtuese, 2 janë mbyllur në barazim dhe 1 ekipi vendas.
Gjatë fazës së parë kanë gjykuar gjithsej 13 gjyqtarë, ku vetëm tre prej tyre nuk e kanë nxjerrë nga xhepi kartonin e kuq: Artan Taullaraj, Kridens Meta dhe Erjon Dobi.
21 kartonë të kuq janë dhënë gjatë 66 ndeshjeve të fazës së parë, ndërkohë që ai i kartonëve të verdhë ka shkuar në 242.
Numri i klikimeve - 784
E Marte, 24 Nentor 2009