Teuta e Partizani, kampione ne mundjeKampion në stilin klasik u shpall Partizani.

Rrjetet sociale:
Teuta është shpallur kampione e mundjes së lirë, pas përfundimit të Kampionatit Kombëtar të Mundjes, që u zhvillua në pallatin e sportit “Asllan Rusi” në Tiranë. Përveç se ka ngritur lart trofeun më të të rëndësishëm të vitit, ekipi i Teutës do të mbahet mend gjatë në librin e artë të stilit të lirë sepse pikërisht dje ka ndalur hovin e Tiranës që nuk njihte rival prej 17 viteve në tapet. Sipas sekretarit të përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Mundjes, Avni Hasa në kampionatin e sivjetëm, krahasuar me vitet e kaluara, u vu re një pjesëmarrje më e madhe e ekipeve dhe risia e këtij viti ishte pa dyshim rezultati i arritur nga Teuta e cila arriti të sfidonte kampionët në fuqi, duke u rrëmbyer atyre titullin. “Përveç evidentimit të sportistëve të rinj, ky vit tregoi se tashmë titulli kampion nuk është më pronë e Tiranës. Në shumë duele spikati një rritje të cilësisë sportive dhe rivalitet mes sportistëve”, deklaroi sekretari i FSHM-së Avni Hasa. Ndërkohë kampione në stilin klasik u shpall Partizani. Sportistët më të mirë të kampionatit u shpallën Emilian Sinameta i Teutës dhe Meraldo Ndoka i Besëlidhjes. Gjyqtaria ka vlerësuar gjithashtu si trajnerët më të mirë të vitit Saimir Loshin e Besëlidhjes dhe Ded Bregun e Vllaznisë. Pas kombëtarit të të rriturve, Federata Shqiptare e Mundjes do të marrë pjesë në turneun e 2-të ndërkombëtar “Adem Jashari”, kushtuar Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari. Ky turne zhvillohet nga Federata e Mundjes e Kosovës në bashkëpunim me Departamentin e Sportit të Kosovës dhe me ndihmën e Ministrisë së Sportit. Përveç Shqipërisë kanë konfirmuar pjesëmarrjen gjithashtu Maqedonia, Bullgaria, Bosnja e Hercegovina, Turqia dhe Franca.
Kampionët sipas peshave:
Pesha 55 kg Islam Islamaj (Teuta)
Pesha 60 kg Imirjan Rabdishti (Teuta)
Pesha 66 kg Sahit Prizreni (Tirana)
Pesha 77 kg Emiljan Azuni (Teuta)
Pesha 84 kg Roland Tusha (Tirana)
Pesha 96 kg Emiljan Sinameta (Teuta)
Pesha 120 kg Fatjon Baro (Tirana)
Klasifikimi ekipor: Teuta, Tirana A, Tirana B
Sportisti më i mirë: Emilian Sinameta
Kampionët sipas peshave:
Pesha 55 kg Eledi Tafa (Partizani)
Pesha 60 kg Ermal Mata (Partizani)
Pesha 66 kg Joel Gjelaj (Besëlidhja)
Pesha 74 kg Meraldo Ndoka (Besëlidhja)
Pesha 84 kg Ergys Mirukaj (Partizani)
Pesha 96 kg Elis Guri (Partizani)
Pesha 120 kg Dorian Shehu (Tomorri)
Klasifikimi ekipor: Partizani, Besëlidhja, Tomorri
Sportisti më i mirë: Meraldo Ndoka
Trajneri më i mirë në stilin klasik: Saimir Loshi (Besëlidhja)
Trajneri më i mirë në stilin e lirë: Ded Bregu (Vllaznia)
Gjyqtari më i mirë: Gani Gegolli, kryetar i kolegjiumit të gjyqtarëve.
Numri i klikimeve - 777
E Marte, 24 Nentor 2009