E Diel, 1 Nëntor 2026

Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes njeh zyrtarisht rekordet e Enkileda Carjes në Europianin e Durrësit

TIRANË, 18 nëntor /ATSH/ Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes (IWF) ka njohur zyrtarisht rekordet e reja botërore të vendosura nga Enkileda Carja në Kampionatin Europian të Peshëngritjes, që u mbajt në muajin tetor në Durrës.

Peshëngritësja Enkileda Carja theu 6 rekorde europiane dhe 3 botërore në Kampionatin Europian, në kategorinë -63 kg, të cilat njihen zyrtarisht nga Federata Ndërkombëtare, me 98 kg në shkëputje dhe 216 kg në dygarësh, bëri të ditur Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar.

Enkileda Carja shkëlqeu edhe në në Lojërat e Solidaritetit Islamik të mbajtura në Riad të Mbretësisë së Arabisë Saudite, duke shënuar një tjetër arritje historike për peshëngritjen shqiptare, duke marrë dy medalje argjendi dhe duke thyer dy rekorde botërore për të rejat.

Enkileda Carja, që stërvitet nga trajnerja Eglantina Kalemi, dominoi pedanën në “Boulevard SEF Arena”, me 97 kg në shkëputje, 116 kg në shtytje dhe 213 kg në dygarësh.

View this post on Instagram

A post shared by Olympicalbania (@olympicalbania)

/gj.m/j.p/r.e/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›