Federata Universale e Paqes, të rinjtë punë vullnetare në Tiranë
30 të rinj nga vende të ndryshme të botës si dhe nga Shqipëria kanë ndërmarrë një nismë vërtetë interesante, sic është ajo e shtimit të hapësirave të gjelbërta në kryeqytet.
Këtë të mërkurë hapësirave të gjelbërta i janë shtuar edhe dhjetra pemë të reja të mbjella vullnetarisht, ndërsa njësia e përzgjedhur nga të rinjtë ishte minibashkia numër 5 në periferi të Tiranës.
Të rinjtë do të mund të kryejnë edhe punë të tjera vullnetare, ku përfshihet edhe lyerja e një shkollë 9-vjeçare po në Tiranë. Ata janë këtu si pjesë e një projekti, i cili mbështetet nga Federata e Paqes Universale.
Qëllimi sipas organizatorëve është ndarja e eksperiencave mes individëve, të cilët i përkasin kulturave të ndryshme si dhe nxitja e vullnetarizmit.