Kontrollet ushqimore, Higjena gjoba për disa subjekte

Stina e nxehtë e verës sjell edhe rrijen e rrezikut për helmimet si shkak i konsumimit të ushqimeve të prishura. Inspektorët e Shëndetit Publik në kontrollet tyre rutinë në subjekte të ndryshme tregëtare kanë vënë re prani të ngarkesave bakteriale, të cilat mund të shkaktonin probleme serioze në shëndetin e njerëzve.
Drejtoria e Shëndetit Publik duke mos dhënë një shifër të saktë se sa raste janë gjetur, deklarojnë se aty ku janë kostatuar shkelje janë vendosur gjoba.
Mhill Gecaj, drejtor i Drejtorise se Shëndetit Publik, bëri thirrje për mos ekspozimin e ushqimeve dhe ujit në diell. Deri më tani sipas specialistëve nuk ka pasur epidemi apo sëmundëshmëri që vijnë nga uji i pijshëm.