Federata italiane pezullon Igli Taren
Drejtori sportiv i skuadrës se Lazios, Igli Tare është pezulluar nga komisioni disiplinor i federatës italiane të futbollit për shkak të fyerjes se gjyqtarëve.
Pas ndeshjes të cilën Lazio e zhvilloi në Napoli, të cilën e humbi me rezultat 4-3, shqiptari është përfshirë në një kacafytje në korridoret e stadiumit.
Ai ka kërcënuar dhe fyer gjyqtarët e ndeshjes dhe për këtë është pezulluar më 2 muaj.