Federer “rikthehet” në Wimbledon

Roger Federer është rikthyer në Wimbledon me rastin e festimeve të organizuara nga All England Club për 100 vjetorin e Qendrës Legjendare. Mbreti Roger ka fituar tetë tituj Wimbledon dhe ka marrë gjithmonë pjesë në turne që nga viti 1999, duke e anashkaluar për herë të parë këtë vit për shkak të dëmtim që e ka mbajtur larg fushës së tenisit që nga vera e kaluar. “Shpresoj se mund të kthehem… edhe një herë. Unë kam qenë me fat që kam luajtur shumë ndeshje në këtë kompleks legjendar. Qenka një ndjesi e çuditshme të jem këtu por me një rol tjetër, jo si lojtar. Të shikoj gjithë këta kampionë këtu sëbashku është e jashtëzakonshme. Të gjithë këta këtu, sëbashku me mua kanë humbur e fituar shumë. E kam ndjerë shumë mungesën e Wimbledonit” – ka thënë tenisti zviceran para publikut londinez që e adhuron atë.
Ndërsa për i përket dëmtimit të tij, shton: “E dija që do të ishte për mua një vit i vështirë, pasi gjuri më ka bërë të vuaj shumë. Megjithatë kam kaluar bukur me familjen dhe fëmijët e tij. Kam qenë pranë tyre”, – ka deklaruar Federer. Së bashku me Federer, në fushën qëndrore të kompleksit ku luhen ndeshjet e turneut grand slam të Wimbledonit kanë qenë edhe kampionë të tjerë të mëdhenj që e kanë fituar trofeun historik: si Bjorn Borg, John McEnroe, Venus Williams, etj. Të pranishëm ishin edhe lojtarë që po luajnë aktualisht në Wimbledon, si Rafa Nadal e Novak Djokovic.