E Diel, 1 Nëntor 2026

Federer ‘shkel’ përpara

Roger Federer ka kaluar në çerekfinale të Australian Open me fitore bindëse 6-2, 6-3, 6-4 ndaj Lleyton Hewitt në Melbourne. Zvicerani tani do të takohet me bartësin e gjashtë Nikolay Davydenko, i cili mposhti Fernando Verdason në një përballje dramatike që u vendos në pesë sete 6-2, 7-5, 4-6, 6-7, 6-3.

Francezit Jo-Wilfried Tsonga, finalistit nga viti 2008, po ashtu iu nevojitën pesë sete për të siguruar kalimin në çerekfinale duke eliminuar Nicolas Almagron 6-3, 6-4, 4-6, 6-7, 9-7. Tenisti numër 10 në botë tani do të takohet me bartësin e tretë, Novak Djokovic, i cili fitoi kundër Lukasz Kubot 6-1, 6-2, 7-5.

Te femrat, motrat Serena dhe Venus Williams vazhduan rrugën drejt përballjes gjysmëfinale mes vete, pasi të dyja fituan ndeshjet e tyre duke kaluar në çerekfinale. Kampionia në fuqi, Serena, fitoi kundër Sam Stosurit 6-4, 6-2 dhe siguroi përballjen me Victoria Azarenkan.

Ndërsa Venus kishte punë më të vështirë kundër italianes Francesca Schiavone para se të fitojë 3-6, 6-2, 6-1. Bartësja e gjashtë do të takohet me kinezen Li Na, e cila befasoi Caroline Wozniackin 6-4, 6-3.

Meshkujt:

Federer - Hewitt 6-2, 6-3, 6-4
Davydenko - Verdasco 6-2, 7-5, 4-6, 6-7, 6-3
Djokovic - Kubot 6-1, 6-2, 7-5
Tsonga - Almagro 6-3, 6-4, 4-6, 6-7, 9-7

Femrat:

Williams - Schiavone 3-6, 6-2, 6-1
Li - Wozniacki 6-4, 6-3
Azarenka - Zvonareva 4-6, 6-4, 6-0
Williams - Stosur 6-4, 6-2

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›