E Diel, 1 Nëntor 2026

Schumacher synon titullin

Michael Schumacher beson se mund të luftojë për titullin e kampionit të botës në Formula 1, në sezonin e tij të parë pas rikthimit nga pensioni. 41-vjeçari është rikthyer në sport me ekipin e ri të Mercedesit pas periudhës trivjeçare të pensionimit.

“Jam i bindur se Mercedes do të jetë në pozitë të luftojë për titull këtë sezon”, tha Schumacher gjatë prezantimit të tij me bolidin e ri të Mercedesit. Koleg i tij do të jetë bashkëkombësi gjerman, Nico Rosberg.

Shefi i Mercedesit, Ross Brawn, shtoi: “Michael është në formë jashtëzakonisht të mirë fizike dhe nuk mendoj se talenti humbet. Jam i bindur se ai do të kryejë punë të mirë”.

Brawn udhëhoqi Schumacherin drejt shtatë titujve të tij si kampion i botës – dy në Benetton dhe pesë në Ferrari – dhe insistoj se gjermani mund të rikthehet në shkallë të njëjtë. “Ai më duket i freskët pas pushimit trivjeçar. Nuk mendoj se do të ketë probleme. Ai ka etikë të jashtëzakonshme të punës”, u shpreh Brown. Mercedes është kthyer në Formula 1 me ekipin e tyre, për herë të parë që nga viti 1955.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›