E Shtunë, 31 Tetor 2026

Feguson: Gara për titull, mes nesh dhe Liverpulit

Mançester - Sir Aleks Ferguson nuk e ka pritur mirë shkarkimin e Luis Filipe Skolarit nga drejtimi i Çelsit. Tekniku i Mançesterit ka kritikuar mentalitetin e presidentëve, pasi ata presin rezultate pozitive brenda një kohe shumë të shkurtër.

“Besoj se ky vendim na ka favorizuar shumë, pasi gara për titull tashmë do të luhet mes nesh dhe Liverpulit. Ngela i shokuar kur mora vesh për shkarkimin e Skolarit që është një trajner me eksperiencë të madhe. Nxitimi i tyre duhet të na bëjë të reflektojmë për mënyren se si po ndryshon bota e futbollit. Ky është një mentalitet i presidentëve dhe tifozëve që kërkojnë rezultate pozitive për një kohë kaq të shkurtër”, deklaron Sir Aleks Ferguson.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›