E Shtunë, 31 Tetor 2026

Philip Morris gjobitet 8 milion dollarë

Florida - Pas një procesi gjyqësor të ngritur nga bashkëshortja e një duhanpirësi që humbi jetën nga kanceri në mushkëri, një gjykatë në Florida dënoi me një gjobë prej tetë milionë dollarësh kompaninë amerikane të cigareve ''Philip Morris''. Gjykata nuk pranoi t'i japë Elaine Hess shumën prej 130 milionë dollarësh që ajo kishte kërkuar, pasi burri i saj Stuart Hess ishte përgjegjës 58 për qind për vdekjen e tij.

Para se të vdiste në vitin 1997 në moshën 55-vjeçare, ai pinte deri në tre paketa cigare ''Benson & Hedges'' në ditë dhe ishte përdorues i duhanit prej 40 vitesh. Pas një procesi të gjatë gjyqësor, gjykata vendosi dhënien e dy milionë dollarëve për Elaine Hess dhe një milionë për të birin David.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›