E Diel, 1 Nëntor 2026

Feith BE-ja partneri me i ngushte i Kosoves

Qe nga viti 2008 BE-ja eshte bere nje nga partneret me te ngushte te Kosoves duke pasqyruar rendesine e perspektives evropiane te saj. Keshtu eshte shprehur perfaqesuesi Special i BE-se Pieter Feith gjate nje vizite ne Berlin.

Kosova ne menyre aktive po krijon lidhje me fqinjet e saj dhe me partneret e saj ne rajon. Ka sfida te rendesishme sa i perket bashkepunimit rajonal te Kosoves perfshire dallimet rreth statusit te saj mirepo BE-ja ka qene ne gjendje te ushtroje pjesen e saj duke gjetur zgjidhje te pranueshme per secilen pale ka shtuar Feith.

Ai ka thene se pranimi per te zhvilluar dialogun e ardhshem midis Beogradit dhe Prishtines dhe roli lehtesues i BE-se do te duhej te ishin jehone per nje ere te re te bashkepunimit rajonal.

Udheheqesit ne Beograd dhe ne Prishtine tani kane mundesine te bejne ndryshime te verteta ne jetet e njerezve dhe nuk mund ta huqin kete rast po qe se jane te perkushtuara per integrim ne BE ka thene Feith.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›