E Diel, 1 Nëntor 2026

Feith: Marrëveshja i hap rrugë Kosovës drejt BE-së

Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar në Kosovë, Piter Feith, ka mirëpritur marrëveshjen për bashkëpunimin rajonal që kanë arritur Prishtina dhe Beogradi.

"Ky rezultat është shumë i rëndësishëm për lëvizjen domethënëse të të dyja vendeve drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Unë e përgëzoj Qeverinë e Kosovës për përkushtimin e treguar për të marrë vendime të rëndësishme, të cilat do të çojnë përpara synimin e Kosovës për t`u integruar në BE dhe për të siguruar përfaqësim të pavarur të institucioneve të Kosovës në forumet dhe organizatat rajonale dhe në ato të BE-së”, ka thënë Feith.

Ai u ka bërë thirrje të dyja palëve që t`i zbatojnë marrëveshjet e arritura sa më parë që të jetë e mundur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›