E Shtunë, 31 Tetor 2026

Feith: Prishtines smund ti imponohet plani

Perfaqesuesi i posacem i BE-se ne Kosove, Pieter Feith ka deklaruar se bashkesia nderkombetare nuk mund t’ia imponoje Prishtines zyrtare planin prej gjashte pikash, te cilin kjo e fundit e ka refuzuar disa dite me pare.

Megjithate, ne nje interviste per te perditshmen “Koha Ditore”, Feith ka shtuar se procesi i bisedimeve per kete plan nuk ka perfunduar.

Feith ka pohuar se nuk do te kete trysni ndaj Prishtines zyrtare qe te ndryshoje qendrimin e saj, sepse sipas tij, qeveria e Kosoves ka shfaqur vete deshiren per te mbajtur gjalle dialogun.

Por, ndryshe nga deklaratat e meparshme, kur eshte vleresuar se EULEX-i do te zbarkoje edhe pa pelqimin e KS te OKB-se, Feith ka theksuar se shpreson qe ne Keshillin e Sigurimit te arrihet nje konsensus per zbarkimin e EULEX dhe te qenit te tij operacional.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›