E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO: Dritehije ne Kosove

Dhjete muaj pas shpalljes se pavaresise se Kosoves, NATO e shikon ende gri situaten politike dhe ate te sigurise.

Vetoja ruse dhe kineze per bllokimin e anetaresimit te Kosoves ne OKB dhe presioni serb per mosshtrirjen e  misionin EULEX ne te gjithe territorin e vendit, sipas NATO-s do ta zgjasin per nje periudhe te pacaktuar tranzicionin kosovar.

“Prishtina do te ishte me e forte nese merr me shume njohje, por me veton e Rusise dhe Kines ajo mund te qendroje jashte OKB-se”, thuhet ne raportin e Aleances.

Nga ana tjeter dokumenti vlereson se kthimi i Kosoves nen sovranitetin e Serbise eshte i pamundur.

Nderkohe, Beogradi u ka bere thirrje serbeve te Kosoves qe te qendrojne dhe ka rritur fondet per ta dhe strukturat paralele.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›