E Shtunë, 31 Tetor 2026

Feith optimist per njohje te reja te Kosoves


Shefi i Zyres Civile Nderkombetare Pieter Feith ka hedhur poshte te gjitha mundesite per bisedime mes Kosoves dhe Serbise lidhur me ceshtjen e statusit nderkaq tha se mbeshtet bisedimet mes Prishtines dhe Beogradit per ceshtje qe kane te bejne me interesin e jetes se qytetareve.

Ai tha t se statusi i Kosoves eshte i zgjidhur tashme dhe se ideja per negociata te reja per statusin nuk ka se pse te ekzistoje.

Po ashtu perfaqesuesi civil nderkombetar perkrahu qendrimin edhe te institucioneve te Kosoves se baze per zgjidhjen e veriun te Kosoves eshte Pakoja e Ahtisaarit duke perjashtuar mundesine e nje statusi te vecante per kete pjese te vendit.

Po ashtu edhe ministri i Pushtetit Lokal Sadri Ferati perjashtoi cdo mundesi te zgjidhjes se problemit te veriut te Kosoves jashte Pakos se Ahtisaarit.

Pas nje takimi te perbashket me Feith ministri Ferati tha se Beogradi dhe Prishtina mund te bisedojne si dy shtete per interes te qytetareve te te dyja paleve.

Nderkohe Feith duke mirepritur vendimin per njohjet e fundit qe i erdhen Kosove tha se eshte tejet optimist se njohje te reja do te kete shume shpejt.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›