E Diel, 1 Nëntor 2026

MaqedonianalistetMund te shkohet ne zgjedhje te parakohshme


Acarimi i marredhenieve midis koalicionit qeveritar ne Maqedoni VMRO-DPMNE dhe BDI do te coje drejt zgjedhjeve te parakohshme parlamentare qe do te inicohen nga ana e kryeministrit Nikolla Gruevski. VMRO-DPMNE dhe BDI kane tendosur marredheniet pas ekspozese se kryeministrit lidhur me rezultatet dhe arritjet e qeverisjes se tij. Kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-se Nikolla Gruevski javen e kaluar paraqiti rezultatet e Qeverise pa pranine e ministrave shqiptare te BDI-se pasi keta te fundit kishin refuzuar qe ne paraqitjen e kryeministrit te permendej edhe mandati dyvjecar i bashkeqeverisjes me PDSH-ne. Analistet politik vleresojne se lideri i VMRO-DPMNE Nikolla Gruevski po pergatitet per te cuar vendin ne zgjedhje te parakohshme pas takimit te nivelit te larte te NATO-s qe do te mbahet gjate muajit nentor kur pritet pergjigje negative lidhur me dhenien e fteses per anetaresimin e Maqedonise ne Aleance. Partite opozitare kane nisur pergatitjet per zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Lideri i socialdemokrateve opozitar LSDM Branko Cervenkovski paralajmeroi se zgjedhjet do te duhet te mbahen para kohes se rregullt pavaresisht rrjedhes se samitit te NATO-s. Kerkesat per organizimin e zgjedhjeve te parakohshme i kane shpalosur edhe partite shqiptare opozitare si PDSH DR PPD etj. Sipas burimeve politike opozitare ne rast se do te mbahen zgjedhjet e parakohshme periudha me e pershtatshme kohore do te jete gjate tremujorit te pare te vitit 2011.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›