E Shtunë, 31 Tetor 2026

Feith pershendet Kodin e Miresjelljes

Shefi i ICO-se Piter Feith ka pershendetur nenshkrimin e Kodit te Miresjelljes nga partite politike te Kosoves ne kuader te zgjedhjeve te 12 dhjetorit.

Permes nje deklarate per shtyp Feith ka ftuar subjektet politike kosovare qe ne zgjedhjet e ardhshme te tregojne pergjegjesi dhe maturi.

I pergezoj partite politike per nenshkrimin e Kodit te Miresjelljes. Zgjedhjet e lira te ndershme dhe te rregullta jane prioritet i BE dhe ne deshirojme qe te shohim plotesimin e standarteve ka deklaruar Feith.

Ai ka theksuar se partite politike kane nje rol te rendesishem ne krijimin e nje ambjenti te mire per zgjedhjet permes sjelljes se tyre.

Perkrahja e Kodit te Miresjelljes me fjale dhe me vepra eshte nje menyre per te treguar perkushtimin ndaj integrimit evropian ka shtuar Feith.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›