Ahmeti NATO dhe BE sna pranojne te ndare

Lideri i BDI-se Ali Ahmeti ka deklaruar se Maqedonia duhet te jete e bashkuar per te arritur anetaresimin ne NATO dhe BE.
Duhet nje konsensus i qendrueshem etnik dhe politik pasi te ndare nuk do te na pranojne as ne organizata bamiresie jo me ne NATO dhe BE ka pohuar Ahmeti.
Duke folur ne Universitetin e Evropes jug-lindore ne Shkup Ahmeti ka theksuar se duhet nje angazhim i te gjitheve nga klasa politike ajo shoqerore e deri tek ato akademike.
Dua qe nga ky vend dhe nga ky moment ta perseris edhe njehere se per Maqedonine nuk ka alternative tjeter pervec anetaresimit ne NATO dhe BE ka shtuar Ahmeti.