E Shtunë, 31 Tetor 2026

Felaj Bregu te dhena kontradiktore per apartamentin

Deputetja Ermonela Felaj u shpreh se ndryshe e ka deklaruar Bregu dhe ndryshe ka deklaruar bashkeshorti i saj.

Si ministrja ashtu dhe bashkeshorti i saj thone se apartamenti qe ndodhet ne nje nga zonat me luksoze te Tiranes eshte blere per 200 000 euro ose me dicka me teper se 500 euro metri katror edhe pse cmimi i references i vendosur nga vete qeveria e zonjes Bregu eshte me se dy here me i larte nderkohe qe cmimi real i tregut shkon deri ne 2000 euro metri katror. Zoti Namik Ajazi deklaroi se apartamenti ishte blere me kete cmim qesharak per shkak te lageshtires qe vinte nga shtepia e komshiut A ka shqiptar qe te besoje se nje apartament me vlere tregu mbi 600 000 euro mund te blihet per 200 000 euro meqe pikoka shtepia e komshiut iu drejtua zonja Felaj.

Deputetja e opozites u shpreh gjithashtu se edhe deklarimet e llogarive bankare te zonjes Bregu jane kontradiktore. Per keto arsye ajo kerkoi doreheqjen e ministres ne fjale. Prandaj Ministrja Bregu nuk duhet thjesht te jape doreheqjen por edhe te jape llogari per burimin e ketyre parave perpara institucioneve te shtetit ILDKP dhe Prokuroria te cilat nga ana e tyre duhet t8217i verifikojne pa humbur kohe keto fakte tha ajo me tej.

2010-10-12 1441

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›