E Shtunë, 31 Tetor 2026

Felaj: Nishani e vuri SHISH në duart e Berishës

TIRANE- Partia Socialiste ka reaguar serish sot per shkarimin e ish kreut te SHISH, Bahri Shaqirit, duke e cilesuar emerimin e Visho Likes, kthim pas ne kohe.

Gjate nje deklarate per shtyp deputetja e Partisë Socialiste, Ermonela Felaj ka thene se me dekretin e fundit, presidenti Bujar Nishani e ka vendosur Shërbimin Informativ Shtetëror në duart e kryeministrit Berisha.

Bujar Nishani vuri njeriun e Gazidedes në krye të SHISH, ai e di mirë pse Saliu do ta ketë në dorë SHISH. Nishani na ktheu pas në kohë. Berisha e shërbëtori i tij nuk pyesin për askënd, nuk këshillohen as me aleatin tonë më të madh, SHBA, – ka thene ajo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›