Referendumi për imunitetin, PD: Rama në panik
TIRANE- Partia Demokratike ka deklaruar sot se eshte e vendosur per referendumin per imunitetin, duke i kujtuar PS-se, se c’do mase bllokuese e saj do u kujtoje shqiptareve betejën e Don Kishotit me mullinjtë e erës.
Deklarata eshte bere nga zedhenesja e PD-se, Silvi Bardhi, e cila ka theksuar se vendimi i maxhorances per referendumin per imunitetin ka futur ne panik kreun e PS-se dhe klubin e miliardereve te saj.
Vendimi i mazhorancës për thirrjen e referendumit popullor për heqjen e imunitetit, pasi Rama nuk lejoi më dt. 6 gusht deputetët socialistë të votonin rrëzimin e murit të korrupsionit dhe marrjen e statusit të vendit kandidat, ka futur në panik të thellë kryetarin e Partisë Socialiste dhe klubin e miliarderëve në krye të kësaj partie. Nga dt. 6 gusht e në vazhdim kryetari i Partisë Socialiste dhe zëdhënësit e tij, të tmerruar nga zëri i qytetarëve për heqjen e imunitetit, deklarojnë çdo ditë se do të bllokojnë referendumin, apo sipas tyre, vendimi për mbajtjen e tij kërkon miratimin me 2/3 nga Kuvendi dhe ata do të bllokojnë në Parlament tha Bardhi.
Sipas saj, deklaratat e PS per thirrjen e 4 referendumeve jane kercenime qesharake. “Nervozizmi dhe paniku u rritën shumë pas botimit të pasurive të politikanëve nga ILDKP, nga të cilat dolën në dritë pasuritë përrallore të krijuara gjatë viteve imunitare, kupolë e miliarderëve të Partisë Socialiste”- tha ajo.
Bardhi ka shtuar me tej se me fshehjen nëpërmjet imunitetit të pasurive të paligjshme është dhe shkaku kryesor, arsyeja themelore se përse Rama dhe kupola e miliarderëve të Partisë Socialiste, fidelët e partisë nuk munden të votojnë kurrë për heqjen e imunitetit.- tha më tej zëdhënësja e PD.