E Shtunë, 31 Tetor 2026

Felaj Prokuroria te hetoje apartamentet e Bregut

Deputetja Ermonela Felaj iu shpreh se edhe ne deklaraten e bashkeshortit te ministres apartamentet ne fjale jane deklaruar me nje vlere shume here me te vogel sesa vlera qe percakton cmimi i references apo cmimi real i tregut.

Apartamentet e Majlinda Bregut prane Stadiumit Kombetar Qemal Stafa nuk figurojne fare ne deklarimin e pasurise se Ministres por vetem ne ate te bashkeshortit te saj. Kjo eshte nje shkelje flagrante e ligjit Per Deklarimin e Pasurive te Zyrtareve te cilet detyrohen te deklarojne dhe pasurite e bashkeshortit/es qofshin keto brenda ose jashte Shqiperise. Edhe nese e injorojme kete shkelje te ligjit mes deklarimit te pasurise se bashkeshortit te Majlinda Bregut dhe realitetit ka nje ndryshim vertet te madh ka theksuar Felaj nga selia roze.

Ajo sqaroi me tej se vlera e apartamenteve ne kete zone eshte shume me e madhe ndryshe nga se ka deklaruar bashkeshorti i zonjes Bregu. I bejme thirrje prokurorise qe ndersa heton pasurite e familjes se Ministres Bregu te hetoje edhe keto fakte shqetesuese. Shpresojme qe kjo veper te mos jete konsumuar per te fshehur nga organet e ligji burimet e pasurise se Ministres se Integrimit. vijoi.

2010-10-09 1519

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›