E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leskaj Angazhim per zgjidhjen e ngercit politik


Deputetja e Partise Socialiste Valentina Leskaj ne nje konference per shtyp nga selia roze reagoi pas deklarates se kryeparlamentares Jozefina Topalli dhene diten e sotme ku mazhoranca i ka bere nje oferte te madhe opozites qe propozimet e saj te votohen. Leskaj deklaroi se komisioneri per Zgjerimin Stefan Fule ka shprehur shqetesimin per krizen politike ne Shqiperi si dhe per arritjen e standardeve me te larta ne zgjedhjet e ardhshme vendore.

Sipas deputetes Leskaj komisioneri Fule nxiti kryeministrin Berisha te angazhohet per arritjen e nje kompromisi qe duhet te garantoje transparencen e plote te zgjedhjeve te 28 qershorit pasi ne maj do te mbahen zgjedhjet vendore.

Deputetja Socialiste riperseriti oferten e opozites qe mberthen ngritjen e nje komisioni hetimor parlamentar ne perputhje me rezoluten e fundit te Parlamentit Europian per krizen ne Shqiperi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›