E Shtunë, 31 Tetor 2026

Felaj: Sistemi i drejtësisë është i varur nga qeveria

Sistemi i drejtësisë është i varur nga qeveria, sikurse Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve nuk po zbaton kushtetutën. Ky ishte vlerësimi i deputetes së Partisë Socialiste Ermonela Felaj, e ftuar në studion e “Ora News”, në intervistën me drejtorin e Informacionit Roland Qafoku, në edicionin qëndror të orës 20.00.
 

Gjatë një analize të detajuar, deputetja opozitare solli dhe argumentat e saj sa i takon vendimit të KQZ dhe më tej Kolegjit Zgjedhor, duke përçuar mesazhin se nuk ka institucione të pavarura. Për të, ky vendim i marrë prej këtij institucioni, dëshmon se sa e brishtë është demokracia.
 

Duke bërë një krahasim me zgjedhjet të cilat u mbajtën në Maqedoni, për Felaj zgjedhjet dëshmuan absurditetin e zbatimit të ligjit, kjo me theks dhe me praninë e lartë të ndërkombëtarëve.
 

“KQZ dje dhe Kolegji nuk kanë treguar integritet, por kanë treguar se janë të gatshme të varen nga kultura që i drejton shefi i tyre”, citoi deputetja, duke shtuar se votat e hedhura në kutitë e gabuara, sipas ligjit duhet të quhen të pavlefshme.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›