E Enjte, 5 Nëntor 2026

Feliks tërhiqet nga sporti

Bota e atletikës është në shok pasi mësoi për tërheqjen nga sporti, të sportistes më të mirë të të gjitha kohërave, amerikanes Allyson Felix. Përmes një mesazhi në llogarinë e tij në Instagram, Felix, 36 vjeç, ka bërë të ditur se ky do të jetë sezoni i saj i fundit në konkurrimin në nivelin më të lartë. Felix në karrierën e saj më të suksesshme në sportin e femrave, përfshin pjesëmarrjen në pesë Lojëra Olimpike, në të cilat ajo ka fituar gjithsej 11 medalje, 7 prej tyre të arta, e fundit në stafetën 4×400 për femra në vitin 2020.

Dominimi i Allyson Felix-it është vënë re edhe në Kampionatin Botëror të Atletikës, ku atletja amerikane fitoi gjithsej 19 medalje ndërmjet viteve 2005 dhe 2019, me 14 tituj botërorë, përfshirë titullin e saj botëror në 200 metra në 2005, 2007 dhe 2009 dhe në 400 metra në 2015. Felix ka pranuar se as në ëndrrat e saj më të çmendura nuk e kishte parashikuar të kishte një karrierë si ajo që ka përjetuar. “As në ëndrrat e mia më të çmendura nuk e kisha imagjinuar se do të bëja një karrierë të tillë.

I jam shumë mirënjohëse këtij sporti që më ka ndryshuar jetën” – ka thënë Felix. Ajo ka shprehur mirënjohjen për atletikën dhe të gjithë njerëzit që e kanë shoqëruar në karrierën e saj dhe gjithashtu shpreson që ta shijojë këtë sezon të fundit. “Dua të them lamtumirë dhe faleminderit për këtë sport dhe për njerëzit që më kanë ndihmuar të formohem si atlete, me të vetmen mënyrë që unë di: me një garë të fundit” është shprehur Elison.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›