E Enjte, 5 Nëntor 2026

UEFA, në Tiranë për finalen

Përgatitjet për organizimin e finales së Conference League e planifikuar për në 25 maj në Tiranë, po vazhdojnë paralelisht me punën për sistemimin e infrastrukturës apo detaje të tjera teknike. UEFA po zhvillon në Tiranë trajnime me fokus sigurinë në stadium duke dhënë leksione të nevojshme rreth përgatitjes së autoriteteve ligjzbatuese për aktivitete të këtyre përmasave.

Prej pak ditësh në kryeqytet ndodhen ekspertë të institucionit më të lartë të futbollit europian dhe kryesisht përfaqësues të FSHF-së, Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Policisë së Shtetit dhe drejtorive të ndryshme që do të angazhohen për mbarëvajtjen e evenimentit më të madh futbollistik që do të organizohet ndonjëherë në vendin tonë.

Trajnimi i fokusuar te policia pason ato të javëve të shkuara  në të cilat ekspertet e UEFA-s, zhvilluan trajnime të përbashkëta për sigurinë dhe shërbimin me pjesëmarrës nga disa institucione që kanë detyrime në këtë drejtim. 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›