Felps: Londra stacioni i fundit
Rekordmeni absolut ne not Majkell Felps ka deklaruar se pas Olimpiades se vitit 2012 do te terhiqet nga aktivitet nderkombetare. Fituesi i tete medaljeve te arta ne Pekin ka folur ne nje seminar per zhvillimin e sportit. Sipas notarit amerikan ky vendim ka ardhur pasi tashme ai nuk ka me stimuj. Do t’i perkushtohem nje jete me normale ka deklaruar 23 vjeçari. Sipas tij periudha pas Olimpiades se Londres do te jete me e qete per te. Majkell Felps theu rekordin e Mark Spic duke fituar 8 medalje ari brenda nje Olimpiade , rekord qe mbahej nga ky i fundit qe nga 1972-shi. Felps ka fituar ne karriere 16 medalje. Nga keto 6 ari dhe dy bronzi ne Athine 2004.