Thana largohet nga Elbasani, firmos për Teutën
Durrës - Futbollisti Jozef Thana është futbollisti më i ri që firmos me Teutën në këtë merkato. Mesfushori 20-vjeçar në fazën e parë është aktivizuar me skuadrën e Elbasanit. Megjithëse cilësohet si një talent, Thana tek kjo skuadër u aktivizua vetëm në pesë ndeshje.
Thana është futbollisti i dytë që i bashkohet Teutës së Durrësit në këtë merkato të janarit. I riu është aktivizuar edhe me kombëtaren e shpresave në ndeshjen përballë Kroacisë U-21.
Thana është futbollisti i dytë që i bashkohet Teutës së Durrësit në këtë merkato të janarit. I riu është aktivizuar edhe me kombëtaren e shpresave në ndeshjen përballë Kroacisë U-21.