Fëmija 10-vjeçar mbytet në rezervuarin e ujit të fshatit

Një fëmijë 10-vjeçar ka humbur jetën pasi ka hyrë të lahet në rezervuarin e fshatit Tregtan. Burime nga vendngjarja bënë të ditur për News24 se fëmija me inicialet N. K. banonte në Tiranë dhe kishte shkuar me pushime tek të afërmit në Tregtan.
Vogëlushi dhe kushërinjtë e tij i janë drejtuar rezervuarit të fshatit për t’u freskuar në këto ditë kur temperaturat e nxehta kanë kulmuar në mbarë vendin.
Sapo 10-vjeçari është futur në ujë, të afërmit kanë vënë re se nuk po dilte nga uji. Ata kanë ndërhyrë me shpejtësi dhe kanë mundur të tërheqin trupin e 10-vjeçarit nga rezervuari. Pavarësisht ndihmës së parë, N. K. mbërriti i pajetë në spitalin e Kukësit./Indeksonline/