Turqia kritikon Gjermaninë

Turqia ka kritikuar kancelaren gjermane Angela Merkel, pas raporteve se Berlini po bllokon hapjen e një kapitulli të ri në bisedimet e Turqisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Ministri turk për çështjet evropiane, Egemon Bagis akuzoi Merkel se po shfrytëzon çështjen e anëtarësimit të Turqisë si një “material politik” meqë po kërkon rizgjedhjen në zgjedhjet e shtatorit në Gjermani.
Diplomatët thonë se Gjermania të enjten ka bllokuar hapjen e kapitullit të ri të negociave mes Turqisë dhe BE-së.
Bashkimi Evropian pritet të takohet me zyrtarët turk javën e ardhshme.
Qeveria gjermane ka kritikuar mënyrën se si qeveria turke i është përgjigjur protestave anti-qeveritare, ndërsa konservativët e Merkel përjashtojnë nga programi i tyre anëtarësimin e Turqisë në BE.
Shumica e shteteve anëtare të bllokut, mbështesin negociatat e anëtarësimit të Turqisë, por politikanët në Gjermani e Francë janë kundër./Indeksonline/