Fëmija mbijeton 30 minuta i groposur në rërë (VIDEO)
Një fëmijë ka parë tmerrin me sy në një plazh të Kalifornisë, pasi ka qendruar plot 30 minuta i mbuluar në një gropë rëre. Fëmija ka qenë duke bërë një tunnel në rërë, së bashku me shokët e tij, kur është hapur një gropë dhe fëmijë ka përfunduar i mbuluar nga rëra. Familjarët e tij kanë dhënë alarmin dhe të pranishmit aty kanë gërmuar për ta nxjerrë fëmijën nga rëra. Tashmë ai ndodhet i shtruar në spital, jashtë rrezikut për jetën.