Shakira: Pique më mësoi për fuqinë e futbollit
Lidhja e Shakiras me mbrojtësin e Barcelonës, Gerard Pique, është duke e ndihmuar këngëtaren kolumbiane që të hyjë në rrjedhat e futbollit. “Me anë të Piques, mësova se çfarë është ky sport dhe se si mund të ndihmojë fëmijët të mësojnë respektin, disiplinën, tolerancën dhe dëshirën për të luftuar për një ëndërr”. “Unë po ashtu e di se në dhomat e zhveshjes të Barcelonës, të gjithë lojtarët janë të bashkuar për fanellën, pavarësisht besimeve të ndryshme fetare që mund të kenë, pasi fanella është mbi të gjitha. Kjo më ndihmon të ëndërroj se njerëzimi një ditë do të mendojë në të njëjtën mënyrë”, ka deklaruar Shakira gjatë një takimi bamirësie për fëmijë.