Fëmija mbulohet nga plehrat, reagojnë OJQ-të
Koalicioni “Bashkë kundër trafikimit të fëmijëve” vlerëson se aksidenti është rrjedhojë e një varfërie të thellë në shumë familje shqiptare, fëmijet e të cilëve detyrohen të mbledhin mbeturina apo të kërkojnë lëmoshë për të siguruar bukën e gojës.
TIRANE- Historia tragjike e 15 vjecarit i cili gjeti vdekjen në vend grumbullimin e mbeturinave të qytetit të Shkodrës, ka ndeshur në reagimin e organizatave jo qeveritare. Koalicioni “Bashkë kundër trafikimit të fëmijëve” denoncon këtë rast të rëndë duke protestuar ndaj indiferencës së thellë të institucioneve shtetërore.
Koalicioni në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve vlerëson se situata është rrjedhojë e një varfërie të thellë në shumë familje shqiptare, fëmijet e të cilëve detyrohen të mbledhin mbeturina apo të kërkojnë lëmoshë për të siguruar bukën e gojës.
"Bashkë Kundër Trafikimit të Fëmijëve" i drejtohet opinionit publik dhe shoqërive të ngrejnë zërin për ti dhënë fund shfrytëzimit të punës së fëmijëve, që jo në pak raste ka shkaktuar viktima në radhët e të miturve. (e.n/News24/BalkanWeb)