E Diel, 1 Nëntor 2026

Femija ngec ne lavatrice duke luajtur kuka-fshehti

Kine 1 dhjetor NOA - Nje femije tre vjecar eshte bllokuar ne nje lavatrice dhe zjarrfikesve iu desh ta cmontonin ate per ta shpetuar. Gjithcka ka ndodhur ne Taiyuan ne veri te Kines dhe video eshte shperndare nga televizioni shteteror CCTV.

Chaofan emri i femijes ka qene duke luajtur kuka-fshehti me mamane e tij dhe per ti humbur se emes ai u fsheh ne makinen larese te rrobave.Nena menjehere lajmeroi zjarrfikesit te cilet nuk arriten ta nxirrnin menjehere vogelushin dhe kjo pasi atyre iu desh ta cmontonin me pare ate duke treguar teper kujdes. Operacioni zgjati nje ore ndersa mamaja e tij e mbushur ne lot perpiqej ta ngushellonte ate.

r.b/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›