E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tjeter shembje ne Pompei

Pompei 2 dhjetor NOA - Jane shembur dhe dy mure te tjere ne brendesi te zones arkeologjike te Pompeit. Lajmi eshte konfirmuar nga kryetari i Pompei Claudio DAlessio.

Behet fjale per dy mure pa afreske.Diten e marte kishte rene nje mur i ashper gjashte ose shtate meter ne kopshtin e Shtepise Moralista dhe me 6 nentor u shemb dhe Domus e Gladiatoreve.
Muret e fundit qe jane shembur kane qene te larte rreth 2 meter.Incidenti i pare ka ndodhur ne rrugen Stabiane ndersa i dyte ka ndodhur ne Lupanare Picolo.Ne te dy rastet behet fjale per mure pa afreske edhe pse rasti eshte ende ne shqyrtim. Shembja eshte pasoje e renies se shirave te rende te diteve te fundit.

r.b/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›