E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fëmijë e Beatles, rikthejnë grupin legjendar

Grupi i Beatles do të rikthehet përsëri në ekranet e televizioneve tona. Kësaj radhe atë do ta bëjnë katër fëmijët e anëtarëve të këtij grupi të rokut.

Beatles do të rikthehet përsëri me hitet e dikurshme. Ndërkaq, adhuruesit e grupit legjendar britanik “The Beatles” do të mund të përjetojnë sërish emocionet e hiteve si: ‘Hey Jude’, ‘Can't Buy Me Love’ apo ‘Let it be’ pas deklaratës për media që ka bërë djali i Pol Mekartnit për mediet amerikane ditët e fundit.

Një valë e re “Beatlemania” mund ta përfshijë botën, pasi James McCartne tha për BBC-në se katër nga fëmijët e anëtarëve të famshëm të rokut janë duke shqyrtuar mundësinë të formojnë një grup së bashku.

James McCartney tha se Shon (djali i John Lenon) Dan (i biri i George Harrison) dhe Zak (i biri i Ringo Star) po mendojnë për formimin e grupit “The Beatles – The Next Generation”.

Që të katërt kanë ndjekur hapat e baballarëve të tyre dhe kanë ndërtuar karrierë muzikore. Shon Lenon është këngëtar në Nju Jork, Dani Harrison është anëtar i një rok grupi në Londër, Zak është baterist, kurse James McCartney është këngëtar dhe kitarist.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›