Fëmijët bëhen obezë që kur janë në bark të nënës
Obeziteti tek fëmijët nis që kur ata janë në bark, pa lindur ende. Teknikat e reja të përdorura në Britani kanë bërë të mundur që shkencëtarët të arrijnë në përfundimin se nënat mbi peshë kanë fëmijë obezë në bark. Shkencëtarët kanë shqyrtuar nivelin e dhjamit tek bebet e palindura. Kjo është hera e parë që ka një lidhje direkte mes peshës së nënës dhe një fëmije që do lindë.