E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tjetër foto intime e Scarlett Johansson

Nga Express më 26 shtator 2011 në ora 13:11

Një fotografi e tretë e Scarlett Johansson ka dalë në qarkullim në internet disa ditë pas skandalit të dy fotove ku aktorja amerikane paraqitej nudo.

Në foton e tretë, aktorja duket e shtrirë në krevat me të brendshme, me një stilolaps në dorë dhe me sytë të fiksuara në faqet e një libri.

Javën e kaluar, avokati i Johansson, Marty Singer, kërkoi që të hiqeshin fotot e publikuara në internet, foto që janë marrë nga aparati celular i aktores.

“Fotot janë shumë personale dhe private. Bëhet fjalë për foto që klienti im i ka bërë në shtëpi dhe i bëj thirrje pronarëve të faqeve të internetit që t’i tërheqin nga rrjeti këto imazhe përndryshe do të përballen me pasojat”, lexohet në komunikatën e Singer. /tch/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›