E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fëmijët detyrohen të bërtasin Rroftë Sarkozi

Share

Presidenti francez ka shkaktuar zemërim pasi fëmijët e një shkolle u detyruan të thërrasin Rroftë Sarkozi kur ai vizitoi shkollën e tyre.

Prindërit u ankuan se fëmijët e tyre po përdoren si mjet për të bërë propagandë.

Fëmijëve tanë iu dhanë flamuj të vegjël të Francës dhe iu kërkua të bërtasin Rroftë Sarkozi, tha Cyrile Atlan, djali i së cilës mori pjesë në takimin e Sarkozi.

Prindërit u ankuan se fëmijët jo vetëm ishin përdorur pa asnjë autorizim, por iu ishte dhënë rekomandim specifik se si duhej të qëndronin dhe si duhet të thërrisnin. Prindërit madje u ankuan se Sarkozi i puthi disa prej fëmijëve.

Nuk kanë parë këta mitingjet e Berishës e Topallit kur nuk mbetet shkollë pa mbyllur.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›