E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fëmijët e dhunuar, Ksera: Kemi shpëtuar 1 mijë fëmijë

Përvec panoramës të një dite festive, ka mjaft fëmijë që në 1 qershor gjenden në rrugë duke lypur apo duke shitur ato pak produkte. Ministria e Punës ka hartën e fëmjevë të familjeve të varfëra, të cilët nuk marrin as shërbimet më minimale e që nuk kanë mundësi të blejnë librat e shkollës. Në mbështetje të tyre janë ngritur 49 njësi në 23 qytete, por këto njësi duhet të hapen në vendet ku mungojnë dhe kjo kërkon investim.
 

Në Shqipëri fëmijëria mbetet e vështirë dhe kjo tregohet nga raporti i Ministisë së Punës, sipas së cilit qëndrat për mbrojten e të drejtave të fëmijëve për një vit kanë trajtuar 953 fëmijë në nevojë. Fëmijëri të vështirë nuk ka vetëm në Tiranë, sepse sic tha Ambasadori i Bashkimit Europian, Ettore Sequi, në Europë 19 per qind e fëmijeve jane te rrezikuar, shifër kjo që në Shqipëri është disa herë më e lartë.
 

"Rreth 19 për qind e fëmijëve në Europë janë të rrezikuar dhe kjo përqindje është shumë e lartë në Shqipëri. Shqiperia eshte nje vend qe do te jete pjese e Bashkimit Evropian, që do te thote, se do te plotesoje 11 prioritetet dhe ate te 11-in qe lidhet me te drejtat e njeriut, çka eshte e rendesishme per gjithe vendin" tha Sequi.
 

Ambasadori Sequi kërkoi nga qerveria shqiptare investime për të ngritur të tjera njësi për mbrotjen e të drejtave të fëmijëve, sidomos në zonat rurale. Raportet e bërë nga UNICEF në Shqipëri tregojnë se 45% e fëmijëve dhunohen në familje dhe 42% e tyre kanë pohuar se përjetojnë një nga format e dhunës edhe në shtëpi.

Gjithashtu në raport thuhet se fëmijët më të rrezikuar janë ata të zonave urbane më shumë se ata ne zonat rurale. Qyteti i Elbasanit ka shifrën më të lartë të trajtimit te femijeve te rrezikuar, 56 raste të reja dhe më pas vjen Pogradeci me 39 raste të reja.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›