E Diel, 1 Nëntor 2026

Nikolliç: Rasti i Srebrenicës jo gjenocid, krim i rëndë lufte

Presidenti i ri i Serbisë, Tomisllav Nikolliç, ka thënë se masakra e vitit 1995 në Srebrenicë nuk ka qenë “gjenocid”, por “krim i rëndë i luftës”.

“Nuk kishte gjenocid në Srebrenicë. Atje, janë kryer krime të rënda të luftës nga disa serbë, të cilët duhet të gjenden, të ndiqen penalisht dhe të ndëshkohen”, ka thënë Nikolliç për mediat në Podgoricë.

Forcat serbe të Bosnjës, të udhëhequra nga ish-komandanti Ratko Mlladiç, kanë vrarë rreth 8.000 burra dhe djem myslimanë në Serbrenicë.

Masakra konsiderohet si gjenocidi më i madh në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore.

Mlladiç po përballet me drejtësinë në Gjykatën e Hagës.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›