"Femijet e ngujuar", ish-ministri Barka nen akuze
Ish-ministri i Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta vihet nen akuze per vepren penale te "shperdorimit te detyres". Drejtues te Prokurorise se Beratit kane thirrur dje ish-zyrtarin e larte, Kosta Barka, duke i komunikuar edhe pozicionin e ri ne skandalin e abuzimeve me fondet e qendres se femijeve te ngujuar ne Polican. Per kete ceshtje eshte nen hetim edhe ish-drejtoresha Liljana Luani, qe nuk ka pranuar konsumimin e veprave duke akuzuar bashkine e Policanit dhe me tej Ministrine. Behet fjale per nje fond prej 30 milione lekesh i levruar gjate vitit 2007 dhe qe po hetohet nga organi i akuzes. Komunikimi eshte bere nga kreu i prokurorise, Xhemal Saliaj. Ish-ministri deklaroi disa muaj me pare, se do te bashkepunonte per kete dosje dhe se ai nuk ishte ne dijeni te abuzimeve.
E. H.
E. H.